Dogana e Kosovës shënon rritje të sekuestrimit gjatë muajit tetor

22 tetor 2025 | 13:56

Dogana e Kosovës ka realizuar një performancë gjatë muajit tetor, duke shënuar një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve operacionale.

Në njoftim theksohet se vetëm gjatë gjysmës së parë të tetorit, janë sekuestruar mallra me vlerë mbi 250,000 euro, përfshirë substanca narkotike, municion, monedha dhe dekorata koleksionuese prej bakri, pajisje elektronike, produkte farmaceutike, suplemente, kozmetikë, instrumente mjekësore, tekstil, pije, duhan dhe municion.

Këto veprime, sipas njoftimit, dëshmojnë angazhimin e Doganës për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke parandaluar rrezikimin e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve nga mallrat e paligjshme.

Po ashtu, Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë 1.5 miliardë euro deri në mesin e muajit tetor 2025, duke regjistruar një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përbën 122 milionë euro më shumë të hyra të inkasuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar…