Dogana gjen barna brenda klimës së autobusit të linjës Tiranë-Prishtinë (Foto)

10 shkurt 2020 | 15:47

Njësitet e Doganës së Kosovës, e kanë parandaluar kontrabandimin e barnave nëpërmjet autobusit të linjës Tiranë-Prishtinë.

“Gjatë kontrollës oficerët e kanë kontrolluar autobusin në fjalë duke kapur në sistemin e klimatizimit një sasi të konsiderueshme të barnave. Brenda autobusit nën ulësen e shoferit, ishte fshehur një pako të mbushura me lente të syve. Po ashtu u gjetën edhe dy trafo elektronike për shirita të fitnesit, që ishin të vendosura në pjesën e pasme të autobusit. Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore, si dhe mallrat ilegale janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se…