Dogana kap rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

21 mars 2023 | 15:35

Të martën në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, Dogana e Kosovës ka njoftuar se është paraqitur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, i drejtuar nga një shtetas shqiptar, i cili është ndaluar nga autoritetet kufitare.

Sipas doganës, gjatë kontrollit në automjet janë gjetur rreth 30 mijë euro të padeklaruara.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28 mijë e 650 euro të padeklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e ‘Laptop’-it të ndara në katër paketime. Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore, respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të përballet ditën e hënë me Poloninë, në…