Dogana konfiskon 45 telefona mobil dhe disa produkte farmaceutike

17 mars 2021 | 15:54

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojnë tri raste të ndara të kontrabandës.

Gjatë aksionit të Doganës janë kapur disa produkte farmaceutike dhe 45 telefona.

“Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara. Fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik, Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësirë në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht për fshehjen e barnave të kontrabanduara. Asnjë nga barnat e gjetura në ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës”.

“Gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pike kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrbandime. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular. Në rastin e dytë në një autobus udhëtarësh është gjetur një sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike/hormone për stimulim të fekondimit artificial. Në të tri rastet mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar procedura kundërvajtëse. Dogana fton qytetarët që të lajmërojmë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes e…