Dogana ndalon kontrabandën me ari dhe barna (Foto)

18 dhjetor 2018 | 16:11

Ekipet e Anti-kontrabandës të martën në orët e hershme te mëngjesit në rajonin e Hanit të Elezit kanë kapur sasi të arit dhe barnave të cilat ishin në tentim të kontrabandohen përmes autobusit.

Gjatë kontrolleve në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganorë kanë selektuar për kontroll një autobusë të udhëtarëve të linjës Turqi-Kosovë me ç’rast në një pjesë të autobusit janë gjetur të fshehura sasi e konsiderueshme të barnave të ndryshme.

Pas kësaj është ushtruar kontrolle trupore edhe tek disa udhëtarë ku tek njëri është gjetur një sasi e konsiderueshme e arit.

Barnat dhe ari janë konfiskuar derisa ndaj të dyshimtëve është iniciuar procedura kundërvajtëse.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) duke pas parasysh bashkëpunimin dhe…