Dogana ndalon kontrabandën me telefona në Vërmicë, vlera mbi 5 mijë euro
27 nëntor 2025
| 15:47
Një kontroll rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë ka zbuluar një tentim të shmangies së detyrimeve doganore, ku janë gjetur të padeklaruara katër “iPhone 17 Pro Max” dhe pjesë të tjera për telefona, me vlerë mbi 5 mijë euro.
Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë forcimin e kontrolleve për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të tregut.



