Dogana sekuestron barna të kontrabanduara rreth 30 mijë euro në Ferizaj
05 shkurt 2026
| 08:32
Dogana e Kosovës ka vazhduar me kontrollet e saj kundër kontrabandës me mallra.
Së fundmi njësit e antikontrabandës zhvilluan një aksion në Ferizaj ku në një barnatore kanë sekuestruar barna në vlerë 30 mijë euro.
“Gjatë një operacioni kundër kontrabandës, njësit e antikontrabandes kanë konfiskuar një sasi barnash të dyshuara si të kontrabanduara dhe kanë zbuluar një hapësirë të fshehtë (bunker) të përshtatur për fshehjen e tyre”, ka njoftuar Dogana.



