
Dogana sekuestron telefona të mençur në bodrumet e shitësve të telefonave
Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit në terren, njësitë e Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një kontroll në një subjekt ekonomik në Prishtinë.
Gjatë kontrollit, në një nga bodrumet e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, e cila pas hapjes ka rezultuar të përmbajë një sasi të konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar. Pala nuk ka ofruar asnjë dokumentacion për origjinën e mallit.
Sasia e gjetur dhe sekuestruar është si vijon:
• 19 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A26 5G
• 21 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A16
• 1 copë tablet SAMSUNG GALAXY TAB A9+ 5G
Në total janë sekuestruar 41 pajisje të reja elektronike. Sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore, duke u plotësuar dokumentacioni përkatës.
Dogana e Kosovës do të vazhdojë me procedurat administrative dhe hetimore lidhur me këtë rast. Kontrolli i tregtisë ilegale dhe mbrojtja e tregut të brendshëm nga mallrat e padeklaruara mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit.