Dogana shënon rekord në të hyra, mblodhi mbi 700 milionë euro

27 korrik 2021 | 11:55

Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 700 milionë euro të hyra nga 1 janari deri më 26 korrik.

Sipas njoftimit të Doganës, kjo është hera e parë që tejkalohet shuma prej 700 milionë euro për këtë periudhë të vitit dhe paraqet rritje të madhe krahasuar me vitin e shkuar.

“Dogana e Kosovë sot ka tejkaluar 700 milionë euro të hyra dhe kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave. Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30 për qind më shumë, pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Raportin me…