Doja Cat: U infektova me Covid-19

27 korrik 2020 | 11:08

Virusi Covid-19 e ka pushtuar gjithë botën, shkruajnë mediat e huaja. Ka pasur edhe emra të njohur të ekranit që kanë treguar publikisht se ishin të prekur me koronavirus.

Edhe Doja Cat ka zbuluar, po ashtu, se ka qenë e infektuar me Covid-19. 24-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, një gjë të tillë e ka konfirmuar në një intervistë në Capital XTRA. “Unë u infektova me Covid. Sinqerisht, nuk e di se si ndodhi, thjesht u infektova” është shprehur ajo.

Krijuesja e hitit “Say So”, ndër të tjera, shtoi se pasi e vërtetoi, nuk kishte frikë. “Jam mirë tani. Pata simptoma për katër ditë, por tani jam shumë mirë”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Blero që nga fillimet e para të karrierës ka…