 
                    Doktori mitrovicas, Vllaznim Hoti, që garoi me GUXO-n uron Arian Tahirin për koalicionin me LDK-në
Doktori nga Mitrovica, Vllaznim Hoti, i cili ishte pjesë e garës për Asamblenë Komunale nga lista Guxo e Faton Pecit, ka uruar kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin, pas arritjes së koalicionit me LDK-në dhe AAK-në për mbështetje në balotazh.
Përmes një komenti publik pas njoftimit për marrëveshjen e bashkëpunimit, Hoti ka shprehur respektin për Tahirin dhe i ka uruar suksese në qeverisjen e qytetit.
Megjithatë, ai ka shtuar edhe një pyetje lidhur me çështjen e Veriut të Mitrovicës, ndonëse kjo kompetencë i takon kryetarit të asaj pjese të qytetit dhe Qeverisë së Kosovës.
“Mirë, mirë, krejt në rregull, bëhuni bashkë të gjithë, suksese! Por diçka për Veriun e Mitrovicës – si doni me ja bo?”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, Arian Tahiri mbrëmë ka bërë të ditur se po merr mbështetje edhe nga kandidatë për asamble dhe përkrahës të partive të tjera politike në Mitrovicë./Mitropol
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        