
Dokumentet nga MUP-i serb si prova në Speciale, OVL-UÇK: E papranueshme, një arsye më shumë për të protestuar
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se është shtuar edhe një arsye tjetër për të protestuar kundër Gjykatës Speciale, pasi që kjo e fundit ka pranuar dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti.
Nga OVL UÇK kjo është cilësuar si veprim i papranueshëm.
“Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb: Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP), Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar. Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë.”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.
Postimi i plotë:
Edhe një arsye më shumë për të protestuar!
Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb:
Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë,
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP),
Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar.
Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë.
Më 7 gusht, në ora 17: 00 protestojmë kundër padrejtësisë!
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit!