Dolce përgjigjet ndjekësve: Ja si duhet të jetë një femër e fortë
04 mars 2026
| 11:29
Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Dolce së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.
Dikush nga ndjekësit ka pyetur se si duhet të jetë sipas saj, një femër e fortë dhe pa komplekse.
“Mos e ul dritën tënde që të ndihen rehat të tjerët! Mos kërko leje për të qenë vetvetja. Mbaje fjalën tënde”, ka shkruar Dolce në përgjigjen e saj.
Kujtojmë se Dolce ka qenë njëra ndër banoret më të përfolura të këtij edicioni.




