DOM NIKOLLË KAÇORRI – BESA, KRYQI DHE PUSHKA PËR ATDHEUN E KOMBIN
Vargjet e këngës folklorike në nderim të Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë së Pavarsisë së Shqipërisë, Dom Nikollë Kaçorri, të kënduara nga rapsodi i madh Aziz Ndreu!
“…Me mallkim do t’jua la,
Ban vaki s’do të mbërrihet gja!
Të gjitha gjaqet, besa, mund t’i falni,
Heu, luftën turkut mos ia ndalni…!
Porosia që i atribuohet Dom Nikollë Kaçorrit, përmban brenda saj një thirrje të fuqishme kombëtare!
Një amanet të rëndë dhe një vizion të madh për fatin e kombit shqiptar!
Porosia brezave nuk ishte thjesht një varg fjalësh me tone atdhetare e pateiotike, por një përmbledhje e shpirtit liridashës të rezistencës popullore dhe e filozofisë së mbijetesës kombëtare, në një nga periudhat më të vështira të historisë së popullit tonë, atë nën sundimin osman!
“Me mallkim do t’jua lë…”, kjo nuk ishte vetëm një frazë e thënë në momente mllefi a zhgënjimi!
Ishte një formë e rëndë e ndjenjës morale, ishte një përgjegjësi misionare që u lihet brezave që vijnë, sepse atyre ju mbetet mbi supe barra e vazhdimit të luftës për çlirim nga pushtuesit!
Mallkimi këtu nuk ka kuptimin e zakonshëm të fjalës, por ishte një mënyrë e veçantë për të theksuar peshën e amanetit që e linte prifti i famshëm atdhetar shqiptar!
Nëse nuk veprohet për lirinë e vendit, atëherë historia vetë do t’i gjykojë ata që vazhdojnë dhe nuk zbatojnë amanetin!
Ishte dhe mbetej një thirrje që e lidhte ndërgjegjen individuale të luftëtarëve kombëtar me fatin kolektiv nën peshën e zgjedhes pushtuese osmane!
“Ban vaki s’do të mbërrihet gja”, shpreh dyshimin dhe skepticizmin e hidhur real të kohës, i papërsëritshmi Dom Nikollë Kaçorri!
Atdhetari e patrioti i madh, biri besnik i Kombit Dom Nikollë Kaçorri e dinte se rruga drejt lirisë nuk ishte as e lehtë dhe as nuk ishte e sigurtë!
Ishte e mundshme të kishte dështime, por duheshin sakrifica dhe do të pasonin edhe humbjet përballë sundimtarit më të madh të kohës, Perandorisë famkeqe Osmane!
Por pikërisht realizmi i qartë e bënë porosinë më të sinqertë dhe më të besueshme!
Dom Nikollë Kaçorri, nuk premton fitore të shpejtë, por Ai kërkon qëndresë, kërkon heroizëm e kërkon vazhdimësi, pavarësisht rezultatit në frontin e luftës e në fushëbetejat e ndryshme që do të zhvillohen!
“Të gjitha gjaqet, besa, mund t’i falni…” – ky varg është ndoshta më i thelli në aspektin moral, që e ka thënë ndonjëhere ndonjë nga rilindasit!
Dom Nikolla, numri dy i Qeverisë së Pavarësisë, duke qenë se është njëri nga vazhduesit e dretpërdrejtë të platformës Skenderbegiane, Ai thërret fuqishem për pajtim, për tejkalim të hasmërive e për unitet kombëtar!
Këtë platformë e bëri realitet i madhi Anton Çetta dhe e shfrytëzoi historikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në luftën kundër Serbisë pushtuese!
Në Shqipërinë që ishte e përçarë nga gjakmarrjet dhe nga konfliktet e brendshme, kjo thirrje e Dom Nikollë Kaçorrit, ishte një thirrje revolucionare, dhe një paralajmërim se liria nuk fitohet nga një popull i ndarë, por i bashkuar!
Dhe njëri nga kushtet për bashkim ishte falja e gjaqeve që nuk do të duhej të ishte dobësi, por strategji kombëtare dhe ngritje morale përballë armiqve dhe hasmit që kishte shkelur dhe djegur Vatanin!
Por kulmi i porosisë shpërthen dhe vjen me vargun e fundit: “Heu, luftën turkut mos ia ndalni!”
Kjo është thelbi i mesazhit që e ka lëshuar në histori Zv. Kryeministri i Qeverisë së Flamurit!
Ështe një thirrje për qëndresë të pandërprerë në të gjithë Shqipërinë!
Ky varg përbledhë idenë se pa luftë nuk ka liri e çlirim!
Dom Nikollë Kaçorri, si një nga figurat më rëndësishme të historisë tonë të lavdishme kombëtare dhe një ndër nënshkruesit e Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë, e përjetoi në mënyrë të drejtpërdrejtë dramën dhe aspiratën e një populli që kërkonte të bëhej i lirë dhe zot i fateve të veta!
Porosia e tij është postulati i domosdoshëm i zhvillimit me sukses i luftës së armatosur çlirimtare!
Ajo bashkon moralin, besën, unitetin dhe qëndresën në një mesazh të vetëm!
Sot, kjo porosi mund të lexohet jo vetëm në kontekstin historik, por edhe si një udhëzim për çdo kohë, për çdo drejtues e për çdo qeveritar atdhetar e patriot!
Të falim njëri tjetrin, të bashkohemi për të mirën e përbashkët dhe të mos heqim dorë kurrë nga e drejta dhe dinjiteti ynë kombëtar dhe nga e kaluara origjinale dhe të marrshojmë përpara në familjen euroatlantike, atje ku na kishte drejtuar me kohë Gjergj Kastriot Skenderbeu, Udhëheqësi e Heroi ynë i madh kombëtar!
Prishtinë, 22 Mars 2026!




