Donald Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar për zgjatjen e armëpushimit me Iranin, duke bërë të ditur se ky armëpushim do të vazhdojë “deri në momentin kur propozimi i tyre të dorëzohet dhe diskutimet të përfundojnë, në një mënyrë ose në një tjetër”.
“Bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është e përçarë seriozisht, jo në mënyrë të papritur, dhe me kërkesë të Feldmarshal Asim Munir dhe Kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, na është kërkuar të shtyjmë sulmin tonë ndaj Shtetit të Iranit deri në kohën kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të mund të dalin me një propozim të unifikuar. Prandaj, e kam udhëzuar ushtrinë tonë që të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme dhe e aftë, dhe për këtë arsye do ta zgjas armëpushimin deri në kohën kur të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër”, shkroi Trump në Truth Social.
Më herët kishte deklarata të ndryshme lidhur me kohën e përfundimit të armëpushimit fillestar, ndërsa afati po afrohej drejt fundit.
Trump kishte thënë se armëpushimi do të përfundonte “të mërkurën në mbrëmje sipas kohës së Uashingtonit”, pa dhënë një orë të saktë.



