
Donaldi nominon veten për eliminim nga Big Brother
05 janar 2022
| 00:25
Donaldi ka hapur kutinë e pandorës derisa ka dërguar në nomin tre persona.
Vëllai i madh ka vendosur që Donaldi të hap kutinë e Pandorës.
Ai pasi ka vendosur ta bëjë këtë ka fituar një udhëtim nëpër qytete të ndryshme të Europës nga FIBULA. Udhëtimi i mundësuar nga agjensia Fibula Travel është edhe për vëllain binjak të Donaldit, Romeon.
Por, pas një të mire vjen një e keqe dhe Vëllai i madh e ka vënë atë para një sfide duke nominuar tre banorë.
Ai në këtë rast ka zgjedhur që në nominim ta dërgojë vetën, Meridianin dhe Ilirin.