Donat Hasanaj prezantohet te Prishtina e Re

09 korrik 2025 | 17:00

KF Prishtina e Re është përforcuar me Donat Hasanajn, i cili edicionin e fundit ishte pjesë e Suahrekës.

Klubi që është promovuar në Superligë beson se Me angazhim dhe disiplinë në lojë, Hasanaj do të sjell thellësi dhe konkurrencë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Donat Hasanaj bashkohet me KF Prishtina e Re. KF Prishtina e Re zyrtarizon afrimin e mbrojtësit të djathtë Donat Hasanaj, i cili nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës sonë në Superligën e Kosovës. 26-vjeçari vjen nga një përvojë e vlefshme në futbollin vendor, ku së fundmi ishte pjesë e FC Suhareka, duke qenë një element i rëndësishëm për skuadrën. Me angazhim dhe disiplinë në lojë, Hasanaj do të sjell thellësi dhe konkurrencë në krahun e djathtë të mbrojtjes.Mirë se erdhe, Donat! ”, thuhet në njoftimin e skuadrës kryeqytetase.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) ka bërë me dije se…