Donika Gërvalla i reagon Skender Hysenit: Zoti t‘marroftë për këto fjalë të pafalshme!

23 nëntor 2022 | 00:59

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla i ka reaguar ish-ministrit të jashtëm, Skender Hyseni, pasi ky i fundit tha se deklarimet e presidentes Vjosa Osmani për qasjen e Borrellit  po i përngjajnë me ato të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.

Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook i tha Hysenit ‘Zoti t‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!’.

Tutje, Gërvalla tha se kjo është fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.

“Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.

Zoti t ‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!“

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën, në Gjykatën e 11-të Apelit, Qarku i Atalantas,…