Donis Avdijaj prezantohet te Wolfsbergeri

30 qershor 2025 | 15:35

Donis Avdijaj ka ndërruar klub, por jo edhe kampionat. Sulmuesi 28-vjeçar i është bashkuar skuadrës tjetër nga Austria, Wolfsberger. Avdijaj, të hënën është prezantuar te Wolfsbergeri, ekip me të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Te skuadra e re, të cilës i është bashkuar si lojtar i lirë, Avdijaj do ta bartë fanellën  me numrin 10. Në prezantimin e tij, Avdijaj është shprehur tejet i kënaqur që do të jetë pjesë e Wolfsbergerit, duke premtuar një sezon të suksesshëm. Ai pranoi se kishte shumë oferta, por në fund vendosi të transferohet te Wolfsbergeri dhe ta vazhdoj karrierën në Austri.

Avdijaj sezonin e fundit ishte pjesë e Hartbergut, ku shënoi 11 gola dhe bëri 14 asistime në 36 paraqitje. Gjatë karrierës, Avdijaj ka ndërruar shumë skuadra pasi ka luajtur edhe në Zvicër, Qipro, Holandë, Skoci, Turqi e Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Majid Takht-Ravanchi, i…