Donjet Bislimi falënderon qytetarët dhe rininë, kërkon reforma

04 mars 2021 | 19:20

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka falënderuar qytetarët dhe rininë për votat në zgjedhjet nacionale, edhe pse 7734 vota nuk mjaftuan të renditet në mesin e deputetëve të Parlamentit.

Ai ka rekomanduar për hapat e mëtejmë dhe konstaton se “reforma është e vetmja zgjidhje” për rikthimin e fuqishëm politik të PDK-së.

Postimi i Donjet Bislimit:

Të nderuar qytetarë,
E dashura Rini,

Ishte hera e tretë që unë kërkova votën, dhe në të trija herat arsyeja ishte e ndryshme:

1. E para në zgjedhjet lokale 2017 ku ju me votën tuaj më zgjodhët si asamblistin më të votuar, me qëllim të ndryshimit pozitiv për qytetin,
2. E dyta në zgjedhjet nacionale 2019 ku ju që më besuat ishit plot 7724, me qëllimin e përfaqësimit rinor
3. Dhe tash, e treta herë, me qëllimin e kontributit ndaj kauzës me të cilën jam rritur dhe reformimit të brendshëm, ju prap jeni plot 7734 që keni besuar në mua andaj ju detyrohem me falemnderimin më të përzemërt!

Jam munduar maksimalisht të kryej me nder detyrat e mija, të luftoj për atë që së bashku kemi biseduar dhe të ngris zërin ndaj gjithcka që ju keni menduar që duhet të ngritet zëri,
Jam munduar të jem i afërt me secilin, kudo dhe kurdo, të jem më shumë se sa zyrtar, një mik dhe vëlla për ju!

U mundova të shërbej me vetmohim për vendin tim dhe shëndetin e popullit,
Të përfaqësoj rininë brenda dhe jashtë dhe për kuazën kombëtare dhe çlirimtare të jap kontributin tim të vogël.

Ju më vlerësuat dhe pavarsisht që unë prap për pak më shumë vota, nuk arrita të jem zëri juaj në Parlament, dëshmuat se e doni ndryshimin,

Ju me 14 Shkurt njëzëri dëshmuat se për Kosovën ndryshimi është zgjidhja!

Zgjedhjet kanë përfunduar dhe tashmë flasim hapur,

Nuk është e lehtë të jesh i ri dhe të luftosh për të rinjtë në situaten aktuale politike dhe sidomos në partitë tradicionale,

“Reforma” duket si fjalë fyese dhe çdo energji e re luftohet dhe nuk përkrahet,

Andaj besoj që ndaj mendimin e njëjtë me ju se, nëse partia ime dhe e juaja, për të cilën ne dhe familjet tona dhanë kaq shumë, dëshiron të mbijetoj, REFORMA është e vetmja zgjidhje.

Debati i brendshëm duhet të filloj,
Njerëzit duhet të japin llogari dhe dikush edhe të dorëhiqet,
Dhe reforma duhet të zë vend në çdo nivel!

Sa i përket meje, kudo që jam dhe kurdo që nevojitem do jem në shërbimin tuaj, fillimisht si mjek dhe pastaj si aktivist,

Për këtë më obligon besimi i juaj, 7734 votat e juaja dhe gjithçka që bashkë kemi punuar deri më sot!

Zoti ju bekoft.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mediumin amerikan News Week,drejtori ekzekutiv i Shkollës së Çështjeve…