Donjet Bislimi: Ngritja e mendimit politik të rinisë tonë, vizioni i Rinisë Demokratike

14 shtator 2018 | 12:59

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë Demokratike dhe anëtarët të Rinisë Demokratike, morën pjesë në një trajnim të organizuar nga NDI-ja.

Me këtë rast, ai ka shkruar se “emancipimi dhe ngritja e mendimit politik të rinisë tonë, është vizioni i Rinisë Demokratike, duke marrë përvojat më të mira të kontribuuesve të demokracisë në vendin tonë”.

Ja postimi i plotë i Bislimit:

“Rinia Demokratike e Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, po merr pjesë në trajnimin e organizuar nga NDI-ja, me trajner konsulentin z. Binda.

Emancipimi dhe ngritja e mendimit politik të rinisë tonë, është vizioni i Rinisë Demokratike, duke marrë përvojat më të mira të kontribuuesve të demokracisë në vendin tonë.

Sot, debatojmë po ashtu, për fuqinë e demokracisë, sfidat e saj dhe të ardhmen e demokracisë në shoqërinë dhe vendin tonë. Po, çdo ditë japim e marrim përvoja nga kjo vlerë madhështore njerëzore!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi…