Donjeta Sadiku më 20 maj në Bullgari

18 maj 2018 | 12:16

Boksierja Donjeta Sadiku më 20 maj udhëton për në Sofje të Bullgarisë për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian, i cili mbahet nga 4 deri më 13 qershor në Sofje.

Së bashku me Donjetën udhëton edhe selektori Besim Brahimi, ku do të zhvillojnë përgatitjet përfundimtare deri më 2 qershor, kurse deri tash përgatitjet i kanë zhvilluar në Klubin e Boksit “Gollaku”. Donjeta Sadiku deri vitin e kaluar ka marrë pjesë në garat e boksiereve të reja dhe në vitin 2015 është shpallur nënkampione e botës, kurse në vitin 2016 u shpall kampione evropiane dhe vitin e kaluar u shpall nënkampione e Evropës. Tash ajo do të bëjë gara në kategorinë e senioreve dhe optimizmi është i madh se mund të fitojë medalje.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…