Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku vazhdojnë me përgatitje 

23 prill 2024 | 13:39

Boksierja Donjeta Sadiku e cila ka fituar normën Olimpike po vazhdon me përgatitjet në Durrës ku do të qëndrojë 12 ditë, pastaj do të vazhdoj me përgatitje në kampe të ndryshme ndërkombëtare që të ruaj formën dhe të jetë sa më e përgatitur për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kështu ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës me anë një komunikate të lëshuar. “Ndërsa vëllezërit Bajoku gjinden në përgatitje në Ferizaj, dhe nga 1 Maj do të vazhdojnë me përgatitje në kampe të ndryshme ndërkombëtare. Këto përgatitje janë të mirëseardhura për vëllezërit Bajoku para turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike Parisi 2024,që do të mbahen nga 26 Maj – 02 qershor në Bankok (Tajlandë)”, thuhet në njoftim e Federatës së Boksit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se  e ka…