Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Evropiane

28 qershor 2023 | 14:39

Boksierja Donjeta Sadiku, ka pësuar humbje në çerekfinale të Lojërave Evropiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Sadiku humbi ndaj francezes Estelle Mosselly, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Ajo në këtë garë i regjistroi dy fitore dhe një humbje.

Kështu Kosova mbeti pa medalje nga 38 garuesit që morën pjesë.

Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën olimpike do ta kërkojë në turnet e radhës të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i është drejtuar me një pyetje…