
Donjeta Sadiku gati për botërorin e femrave në boks
04 maj 2022
| 17:38
Boksiera më e suksesshme kosovare, Donjeta Sadiku do ta përfaqësoj Kosovën në kampionatin botëror të këtij sporti në konkurrencën e femrave që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë.
Sadiku është e vetmja boksiere nga vendi ynë që do të garojë në ngjarje, ku pjesëmarrës do të jenë 93 shtete me nga e mbarë bota me 419 boksiere.
Ky kampionat që shënon edicionin e 12-të të tij do të filloj këtë të premte teksa do të përfundoj me 21 maj.