
Donjeta Sadiku në finale të Kupës Botërore “Feliks Stamm” Varshavë
15 maj 2025
| 23:09
Sot në gjysmëfinale Donjeta Sadiku (60kg.) mundi bindshëm boksieren italiane Rebecca Nicoli me rezultat unanim 5:0.
Kjo është hera e dytë që Donjeta e mund boksieren italiane që ka qenë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Edhe sot Donjeta shkelqeu në ring duke treguar boks të mirë dhe shpirtin luftarak, dhe me plotë merit është në finale ku do të boksoj kundër boksieres Angleze Glynn Elise në sesionin e dytë nga ora 17:00