Donjeta Sadikun dhe vëllezërit Bajoku përfaqësojnë Kosovën në Kupën Botërore ‘Feliks Stamm’

07 maj 2025 | 15:52

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Rrugëtimi i radhës është Kupa e Botës “Feliks Stamm”, që mbahet nga 10 deri me 17 maj në Varshavë të Polonisë. Ekipi i Kosovës përfaqësohet me Donjeta Sadikun (60 kg), e cila do të udhëhiqet nga u.d. selektorja Marjola Sallauka.

Në konkurrencën e djemve, marrin pjesë vëllezërit Bashkim Bajoku (55 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg), të cilët udhëhiqen nga selektori, Faton Xhakli.  Krahas medaljeve, turneu është i vlefshëm edhe për të fituar pikë për ranglistën ndërkombëtare. I ftuar nga Federata Botërore (Ëorld Boxing), për të ndarë drejtësinë është edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

May be an image of text that says "O WORLD BOXING CUP P c U FELIKS STAMM WARSAW 2025 COS TORWAR 10-17 MAJA 2025 MINY"

 

May be an image of text that says "WORLD WORLDBOXING BOXING cuP c U P FELIKS STAMM WARSAW 2025 WORLD BOXING CUP: POLAND 2025 FELIKS STAMM 10.05.2025-17.05.2025 10.05.2025 17.05.2025 Warsaw, Poland EventInformationandInvitation Event Information and Invitation"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar…