Donnarumma fiton çmimin e FIFA-s për portierin më të mirë në vitin 2025
Portieri italian, Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë i vitit 2025 nga FIFA, duke fituar çmimin prestigjioz “The Best”.
Aktualisht, Donnarumma aktivizohet te Manchester City, klub me të cilin ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon. Ai mbetet gjithashtu portieri i parë i Kombëtares së Italisë, e cila synon kualifikimin për Kupën e Botës.
Sezoni i kaluar ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për portierin 26-vjeçar. Ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve dhe kampionatin francez, duke përmbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e tij katërvjeçare në Paris.
Ai mposhti edhe si Alisson Becker, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Wojciech Szczesny.
Donnarumma ishte transferuar te PSG në verën e vitit 2021 nga Milani si lojtar i lirë. Megjithatë, gjatë verës së kaluar, marrëdhënia e tij me trajnerin Luis Enrique u përkeqësua, çka solli largimin e italianit nga klubi.
PSG vendosi të mos vazhdojë me Donnarummën, ndërsa Manchester City përfitoi nga situata duke e transferuar për 30 milionë euro. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai u afirmua menjëherë si portieri i parë i skuadrës angleze.
Çmimin si portierja më e mirë e fitoi anglezja, Hannah Hampton, pwr sukseset me Anglinë dhe Chelsean./Telegrafi



