Donnarumma nuk do të largohet nga PSG-ja

24 prill 11:14

Gianluigi Donnarumma nuk e mendon largimin nga Paris Saint Germain. Në korrik të vitit 2021 Donnarumma iu bashkua parisienëve si një lojtar i lirë nga Milani.

Ai ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2026 dhe nuk ka ndërmend largimin. Para disa ditësh mediet franceze njoftuan se njëri nga Donnarumma apo Keylor Navas duhet të largohet nga ekipi, pasi trajneri po e ka të vështirë të vendos me cilin duhet të startojë.

Portieri italian ka startuar në 22 ndeshje gjithsej këtë sezon me PSG në të gjitha garat, ndërsa kostarikani në 24 takime. Andaj për këtë arsye njëri duhet të largohet nga ‘Parc des Princes’.

Siç njofton gazetari italian, Fabrizio Romano, Donnarumma nuk e mendon largimin nga PSG.

Navas i cili ka kontratë me parisienët deri në vitin 2024, do duhet të gjejë një ekip të ri për stinorin e ardhshëm, nëse dëshiron të ketë më shumë minuta. Mbetet të shihet në fund të sezonit, se cili do të jetë vendimi i portierit nga Kosta Rika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij kishte dal…