Donnarumma transferohet në Premier Ligë

01 shtator 2025 | 16:54

Portieri Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë karrierën në Premier Ligë. Italiani ka kompletuar transferimin e tij te Manchester City.

Klubi anglez ka mbyllur akordin me PSG-në, për transferimin e gardianit italian për shifrën e 40 milionë eurove.

Fillimisht parisienët kërkonin 50 milionë euro, ndërsa oferta e parë nga City ishte 30 milionë euro.

Marrëveshja për transferimin e Donnarummës u mbyll, pasi Ederson u largua nga “qytetarët” për të kaluar te Fenerbahçe në Turqi.

Për Donnarummën, Premier Ligë do të jetë kampionati i tretë në karrierë, pas Serie A dhe Ligue 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait…