‘Dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit nuk mund ta zvarrisë formimin e qeverisë’

29 maj 2020 | 15:47

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë, seanca do të udhëhiqej nga njëri prej nënkryetarëve, pasi në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të hyjë në rend dite emërimi i kryetarit të ri nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu ka thënë për “Kosovapress” njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi. Ai është shprehur se çfarëdo pengesa që do të bënte kryeparlamentarja Osmani do të ishin veprime antikushtetuese.

“Zonja Osmani si kryetare e Kuvendit ka për obligim që të mundësojë realizimin e seancës në të cilën do të bëhet zgjedhja e qeverisë. Për shkak se është detyrim i saj kushtetues…nëse ajo do të zgjedh të jap dorëheqje prej postit të kryetares së kuvendit është çështje e saj. Pastaj i takon LVV-së që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit. Mirëpo rregullorja e punës së Kuvendit parasheh se në rast të mungesës së kryetarit të Kuvendit një prej nënkryetarëve do të zëvendësojë atë deri në zgjedhje të kryetarit të ri”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se mbajtja e seancës për votimin e qeverisë Hoti, mund të mbahet atëherë kur del publikimi i plotë i aktgjykimit të Kushtetueses dhe publikohet në gazetën zyrtare.

“Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të gjitha aktgjykimet, vendimet e gjykatës duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe hynë në fuqi nga ai moment…në interpretimin tim duhet të pritet publikimi i plotë i aktgjykimit dhe publikimi i saj në Gazetën Zyrtare në mënyrë që pastaj dekreti i presidentit të hyjë në fuqi dhe të votohet qeveria e re në Kuvend”, është shprehur Krasniqi.

Në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, Krasniqi ka thënë se ai ka qenë i mirëpritur dhe profesional.

Sipas tij, Kushtetuesja vetëm e ka bërë interpretimin e Kushtetutës dhe nuk ka vendosur norma të reja kushtetuese.

Albert Krasniqi tregon se si funksionon qeveria e minorancës ...

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka rihapur kufijtë me disa shtete, duke përfshirë këtu…