Dorëheqja e parë si akt moral nga posti i ministrit: Rasti i Ahmet Isufit mbetet standard unik që mungon sot
Në mars të vitit 2005, pas publikimit të aktakuzës nga Tribunali i Hagës, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje nga posti i tij për të mos dëmtuar interesin shtetëror dhe u paraqit vullnetarisht në Hagë.
Në shenjë solidariteti dhe besimi të plotë në pafajësinë e Haradinajt, edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ahmet Isufi, dha dorëheqje nga posti i tij. Ky veprim u konsiderua si një akt i lartë moral dhe përgjegjësie institucionale, duke vendosur parimet mbi postin shtetëror, shkruan Infosot.
Në një konferencë për media, Isufi e cilësoi dorëheqjen si një vendim personal dhe moral, duke theksuar se ia ofronte atë kryeministrit Haradinaj, për pafajësinë e të cilit shprehej i bindur.
Ky akt dorëheqjeje mbetet edhe sot një shembull i rrallë i standardit moral në jetën institucionale të Kosovës. Me gjestin e tij, Ahmet Isufi dëshmoi se liria dhe interesi i Kosovës janë mbi çdo funksion publik dhe se drejtësia do të triumfonte. Ai hoqi dorë nga posti ministror, por jo nga misioni politik për ndërtimin e shtetit, duke vazhduar angazhimin si deputet dhe si një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Koha vërtetoi qëndrimin e tij, pasi Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij u shpallën të pafajshëm dhe u kthyen në atdhe. Ndryshe nga viti 2005, sot Kosova përballet me një qeverisje ku zyrtarë të lartë, pavarësisht dyshimeve dhe hetimeve serioze, vazhdojnë të qëndrojnë në poste pa asnjë përgjegjësi morale apo politike. Rasti i Ahmet Isufit mbetet dëshmi se dorëheqja është akt dinjiteti dhe përgjegjësie ndaj shtetit, standard që sot mungon dhe thellon mospërputhjen mes fjalëve dhe veprimeve në qeverisje.
Ahmet Isufi është kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 17, me synimin për të rikthyer standardin moral dhe institucional në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Vota për Ahmet Isufin, sipas mbështetësve të tij, është votë për vlerat e lirisë, sigurisë dhe zhvillimit të shtetit.

#krahteje
#129
#1
#17



