Dorëhiqet ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell

22 janar 2019 | 18:48

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Wess Mitchell, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë, duke goditur kështu përpjekjet e administratës Trump për të ruajtur unitetin transatlantik.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se Wess Mitchell do të largohet nga posti i tij në mes të muajit shkurt.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino, ka thënë se Mitchell ka qenë një “udhëheqës i vlefshëm dhe efektiv” dhe një “mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë”.

Dorëheqja e diplomatit më të lartë të SHBA-ve për Evropën vjen në një kohë të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Mitchell mori detyrën në tetor 2017, pasi 12 vjet kishte punuar në një Institut të fokusuar në çështjet e Evropës Qendrore.

Ai u emërua nga ish-sekretari e Shtetit, Rex Tillerson.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, ka…