Dorëzohen 4 200 firma të delegatëve të PD-së/Kryetar i Këshillit Kombëtar e konfirmon zyrtarisht

11 nëntor 2021 | 09:50

Këtë mërkurë në ora 20.00 u dhanë pamje live nga selia e PD-së ku u dorëzuan firmat e 4200 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së që do mblidhet me 11 dhjetor të këtij viti për të ndryshuar statutin e PD-së dhe shkarkuar Lulzim Bashën nga kryetar i PD-së.

Grupi i deputetëve pro Berishës dhe komisioni i mbledhjes së firmave shkuan në selinë blu ku dorëzuan firmat e 4200 delegatëve. Emrat e delegatëve që kanë firmosur nuk publikohen pasi ruhet e drejta e firmës deri ditën kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, sepse ligji e ka se ruhen të dhënat personale të gjithsejcilit.

Pas marrjes në dorëzim të këtyre firmave nga kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, deputetit Edi Paloka, ky i fundit doli dhe foli për median.

Edi Paloka sqaroi edhe njëherë për publikun se Kuvendi sipas 4200 delegatëve që depozituan firmat në zyrën e tij në PD do të mblidhet me 11 dhjetor 2021.

Në Kuvend do jenë të ftuar të gjithë deputetët e PD-së, por Paloka tha se do të vijnë edhe delegatë të tjerë, që nuk kanë firmosur akoma. Sipas statutit janë mbledhur me shumë 50 % e firmave.

Ndërkohë në një konferencë shtypi pak me parë, po sonte, ish-kryeministri Berisha tha se vazhdon takimet nëpër Shqipëri e besonte se deri me 11 dhjetor do kenë firmat e 2/3 të delegatëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari  dhe drejtuesi i disa mediave në Shqipëri, Armand Shkullaku…