Dorëzohen ankesat për rastin e katër aktivistëve të dënuar të LV-së

29 dhjetor 2017 | 16:55

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë me dije se avokatët mbrojtës kanë dorëzuar të premten katër ankesa në Gjykatën e Apelit për aktivistët e dënuar, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

“Dënimi i tyre është kryekëput politik dhe i padrejtë dhe shkalla e dytë e ka mundësinë që ta korrigjojë këtë gabim të drejtësisë. Përgjigja në këto katër ankesa është shansi i dëshmisë se një pjesë e gjyqësorit të Kosovës ende mund të veprojë e pavarur. Pa prova e pa fakte, aktivistët tanë janë të privuar nga liria që prej fundit të gushtit të vitit 2016. Pos muajve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak, ata kanë 73 ditë që janë arrestuar dhe po vuajnë padrejtësinë. Ne kërkojmë liri për katër aktivistët e dënuar. Kërkojmë fundin e këtij gjyqi të montuar. Kërkojmë vënie të drejtësisë për rastin e aktivistit Astrit Dehari”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës e përmbylli vitin me një…