
Dorëzohet në polici i dyshuari për tentim vrasje në Fushë-Kosovë
09 janar 2024
| 15:34
I dyshuari për tentim vrasje në Fushë-Kosovë, A.Z, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar të martën në Policinë e Kosovës.
30-vjeçari dyshohet se e ka kryer veprën më 18 dhjetor të vitit të kaluar.
Policia ka njoftuar se A.Z është dërguar në mbajtje.
“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, A.Z. mashkull 30 vjeç, sot të paraqitet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.