Dorina D. Bakalli, kandidate për asamblenë komunale të Gjakovës me numër 27

10 tetor 2025 | 14:10

Pse duhet të më votoni?

Unë jam Dorina Bakalli, e diplomuar në Shkenca Politike, dhe kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale sepse besoj se politika duhet të jetë zë i njerëzve të zakonshëm, jo i interesave personale.

Kam zgjedhur të jem pjesë e garës për t’i dhënë rinisë një zë të fortë, sepse besoj se e ardhmja e qytetit tonë ndërtohet me energjinë, idetë dhe guximin e të rinjve.

Çfarë premtoj unë:
• Do të angazhohem që rinia e Gjakovës të ketë më shumë mundësi për punësim, trajnime dhe hapësira për zhvillim profesional e kulturor.
• Do të kërkoj që në çdo vendim të Komunës të ketë transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje të qytetarëve.
• Do të punoj që Gjakova të bëhet një vend më i pastër, më i gjelbër dhe më i hapur ndaj ideve të reja.
• Do të jem zëri i vajzave dhe grave të reja, që duan të kontribuojnë, por shpesh nuk marrin hapësirë.

Unë nuk vij me premtime boshe, por me vullnet të sinqertë për punë dhe përkushtim për qytetin tim.
Dua që rinia e Gjakovës të mos largohet, por të ketë arsye të qëndrojë këtu – sepse këtu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Prandaj, këtë të dielën, ju ftoj të më besoni votën tuaj.
🗳️ Voto #PDK 191 – #27 Dorina D. Bakalli
Së bashku për një Gjakovë që ecë përpara me energjinë e rinisë dhe me dashurinë për qytetin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selajdin Abdullahu Skena politike shqiptare jashtë shtetit amë, Shqipërisë, kurrë…