
Dortmundi e dëshiron një gjerman në vend të Haalandit
03 mars 2022
| 11:57
Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dortmund dhe “verdhezinjtë” duhet të gjejnë një sulmues tjetër që garanton gola.
“Verdhezinjtë” po shikojnë si opsion Timo Werner, i cili te Chelsea nuk po e gjen veten por në Bundesliga ka shënuar gola me fanellën e Leipzig.
“Sky Germany” shkruan se Dortmundi ka pasur kontakte me menaxherin e tij, Volker Struth, pasi mbyllën marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Niklas Sule.
Ky operacion nuk është i lehtë, nisur nga paga e lartë e Werner te kampionët e Evropës, por edhe nga pretendimet që Chelsea mund të ketë për vlerën e kartonit.