Dortmundi i bëri dhuratë dje me humbjen nga Hoffenheimi, Bayerni sot mund ta feston titullin
19 prill 2026
| 13:27
Titulli i 35-të i Bundesligas, për Bayernin e Mynihut po troket. Skuadra e Vincent Kompany, sot me shumë gjasë feston trofeun e parë të sezonit, sidomos pas humbjes së Dortmundit nga Hoffenheimi në këtë xhiro.
Bayerni ka mundësi që para publikut, me një barazim sot ndaj Shtutgartit, të siguroj matematikishtë titullin e dytë me rradhë. Kjo sfidë luhet nga ora 17:30.
Kujtojmë që Bayerni vie pas fitorës në mesjav, ndaj Real Madridit, që ia siguroj Bavarezëve gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve, ku do të përballen me PSG-në.



