Dortmundi nuk lejon largimin e Halaandit 

29 korrik 2021 | 18:30

Erling Halaand do të qëndrojë te Borussia e Dortmundit të paktën edhe për një sezon tjetër.

Drejtori ekzekutiv i klubit gjerman Hans Joachim Watzke ka qenë i prerë në lidhje me të ardhmen e supertalentit norvegjez.

“Nuk dua të zgjatem shumë. Erling Halannd këtë sezon do të jetë lojtar i Borussias së Dortmundit”, ka deklaruar ai.  Chelsea kishte bërë një ofertë prej 175 milionë eurove, por klubi gjerman ka refuzuar ta shesë yllin e saj në këtë afat kalimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egzon Shala e ka mësuar shortin për garat e mundjes…