Dosja Epstein, arrestohet vëllai i Mbretit Charles

19 shkurt 2026 | 11:23

Policia ka arrestuar vëllain e Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Andrew Mountbatten-Windsor.

“BBC” ka mësuar se Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të funksionit publik.

Andrew, i cili ka mbushur 66 vjeç sot është ndaluar në Sandringham Estate në Norfolk të enjten, ka njoftuar Policia e Thames Valley.

Ai është nën shqyrtim të ri pasi pjesa e fundit e materialeve të publikuara nga të ashtuquajturat dosje Epstein ka hedh dritë të mëtejshme mbi marrëdhënien e tij me pedofilin e ndjerë.

Policia ka thënë se nuk po e zbulojnë identitetin sipas udhëzimeve kombëtare.

“Është e rëndësishme që të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë ndërsa punojmë me partnerët tanë për të hetuar këtë vepër të supozuar penale. Ne e kuptojmë interesin e rëndësishëm publik në këtë rast dhe do të ofrojmë përditësime në kohën e duhur”, ka thënë policia britanike.

Sir Keir Starmer është bërë figura e fundit e profilit të lartë që ka ushtruar më shumë presion mbi Andrew të enjten, ndërsa i është bashkuar thirrjeve që ai të dëshmonte zyrtarisht për lidhjet e tij.

Duke folur për “BBC Breakfast”, kryeministri ka këmbëngulur se “askush nuk është mbi ligjin”.

“Kushdo që ka ndonjë informacion duhet të dëshmojë. Pra, qoftë Andrew apo dikush tjetër, kushdo që ka informacion përkatës duhet të paraqitet para organit përkatës, në këtë rast të veçantë po flasim për Epstein, por ka shumë raste të tjera”, ka thënë Starmeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita Zabeli shpall te pavlefshme dëftesën e shkollës fillore “Malush…