Dosjet ‘Epstein’: Ish-kryeministri izraelit i kërkoi Putinit të dërgonte ‘një milion’ rusë për të ndryshuar demografinë e Izraelit

04 shkurt 2026 | 17:00

Në një audio-regjistrim të publikuar nga dosjet Epstein, ish -kryeministri izraelit, Ehud Barak dëgjohet duke i thënë pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein se ai i kishte kërkuar Presidentit Vladimir Putin që “një milion” rusë të emigronin, me qëllim riformësimin e demografisë së Izraelit dhe dobësimin e pranisë palestineze.

“I thoja gjithmonë Putinit se na duhet vetëm edhe një milion për ta ndryshuar Izraelin në një mënyrë dramatike, një milion rus”, dëgjohet të thotë Barak në regjistrimet e publikuara të premten e kaluar.

Në audio, Barak tha se shumë do të aplikonin dhe do të përshtateshin nën “presionin social”, duke shtuar se autoritetet mund të ishin më “selektive” sesa në valët e mëparshme të emigrimit.

Barak, familja e të cilit është nga Polonia dhe Lituania dhe më vonë u zhvendos si kolonë në Palestinë, thotë në regjistrimin e bërë më 14 shkurt 2015 se Izraeli tani duhet të “kontrollojë cilësinë” e kolonëve të ardhshëm rusë.

Afërsisht një milion emigrantë nga ish-Bashkimi Sovjetik u zhvendosën në Izrael në vitet 1990, por deri në vitin 2005 më pak se gjysma ishin hebrenj ose konsideroheshin hebrenj sipas ligjit ortodoks.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Girona ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marc-Andre ter Stegen do…