Dovizioso synon rinovimin me Ducatin

06 prill 2018 | 14:12

Në vigjiljen e një gare të rëndësishme për vijueshmërinë e Botërorit të MotoGP-së, Andrea Dovizioso la të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës me skuadrën e tij, Ducati.

Suksesi në premierën e sezonit i ka shtuar kuotat e pilotit italian, që është mes favoritëve edhe në ndalesën e kësaj të diele në Amerikën e Jugut.

“Fitorja në garën e parë të Botërorit ishte shumë e rëndësishme për mua, sidomos për mënyrën sesi e arrita. Por, me pistën në Argjentinë kam një raport të çuditshëm. Gjithsesi, motori ynë është më i mirë sesa vitin e kaluar dhe jemi më konkurrues me të tjerët. Për sa i përket rinovimit, nëse do të më vijë një propozim, do ta vlerësoj”, ka thënë Dovizioso.

Optimist për garën argjentinase e po kaq ambicioz shfaqet edhe spanjolli Marc Marquez. “Jam krenar për rezultatin në Katar, pasi vendi i dytë më lumturoi, edhe pse në kthesën e fundit mund të kisha bërë më mirë. Në Argjentinë ndihem i fortë dhe kjo pistë më pëlqen, pasi i përshtatet stilit tim të drejtimit. Vitin e kaluar sulmova shumë që në fillim, por gabova dhe tani synoj podiumin”, ka thënë Marquez. (TCH)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ecuria e Real Madridit në Ligën e Kampionëve është diçka…