Dr. Bashkim Gllareva, kandidat për deputet me numrin 59 në listën e PDK-së

11 dhjetor 2025 | 08:45

Urologu i njohur, dr. Bashkim Gllareva, është pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në garën për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai në listën e PDK-së mban numrin 59.

Si mjek i respektuar, dr. Gllareva ka qenë pranë mijëra qytetarëve dhe është doktori që e operoi ish-presidentin Hashim Thaçi, duke dëshmuar profesionalizëm dhe besueshmëri të jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në “Facebook”, dr. Bashkim Gllareva ka thënë se në këtë garë po hyn i përkushtuar që të përfaqësojë interesin e qytetarëve me përgjegjësi, ndershmëri dhe vizion.

“I përkushtuar të përfaqësoj interesin e qytetarëve me përgjegjësi, ndershmëri dhe vizion. 59 është numri që flet dhe mendon si ju!”, ka shkruar Gllareva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Migrantët mund të dërgohen në “qendra kthimi” jashtë shtetit sipas…