
Dr. Elvina Syla – Zëri i brezit të ri për një Gjakovë më të shëndetshme
E lindur dhe e rritur në Gjakovë, Dr. Elvina Syla, 24-vjeçare, është një prej përfaqësueseve të brezit të ri që po sjell frymë të re në politikën lokale. Ajo është e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme.
Me një përkushtim të veçantë ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, Dr. Syla synon të kontribuojë në ndërtimin e politikave lokale që vendosin kujdesin shëndetësor në qendër të zhvillimit të komunës.
“Qëllimi im është të sjell një qasje profesionale, humane dhe moderne në mënyrën se si komunat kujdesen për shëndetin e qytetarëve të tyre,” shprehet ajo.
Dr. Elvina njihet për energjinë, integritetin dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për një Gjakovë më të shëndetshme, më të pastër dhe më të kujdesshme ndaj njerëzve.
Në zgjedhjet komunale, Dr. Elvina Syla garon me numrin 12 për Asamblenë Komunale të Gjakovës, në listën zgjedhore të udhëhequr nga kandidati për kryetar, Ervin Shabani.