Dr. Gëzim Kaçanolli i bashkohet ekipit të Besnik Tahirit për Podujevën

15 gusht 2021 | 16:48

Dr. Gëzim Kaçanolli, i diplomuar në mjekësi, i bashkohet listës garuese në kuadrin e platformës zhvillimore për Podujevën 2025 të drejtuar nga kandidati për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri.

“Dr. Gëzimi, i përket brezit të ri të profesionistëve, që me shumë mund e përkushtim ka arritur rezultate të larta. Dr. Gëzimi angazhohet në ristrukturimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor, me fokus ndërtimin/zgjerimin e qendrave të mjekësisë familjare në zonat zhvillimore; modernizimin e sistemit në QKMF; ndërlidhjen e investimeve dhe donacioneve në sistemin shëndetësor dhe banjat herabilituese; ndërtimin e sistemit të mjekësisë emergjente sipas standardeve evropiane; sistemin e informimit, edukimit dhe referimit në parandalim dhe kujdes aktiv shëndetësor dhe qartësimin dhe mbështetjen e ekipit mobil për kujdes shtëpiak”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Tahiri ka thënë se Gëzim Kaçanolli dhe ekipi e kanë gjithë mbështetjen që të analizojnë, dizajnojnë dhe zbatojnë një program reformues dhe investimet me ekspertizën më të mirë në fushë për transformin e shëndetësisë, duke i dhënë mjekut dinjitetin dhe qytetarit shërbim cilësor dhe efikas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Afganistanin, Ashraf Ghani ka lënë vendin e tij…