Dr. Hasan Gjikokaj do të jetë kandidat për deputet i AAK-së

08 maj 2026 | 18:57

Dr. Hasan Gjikokaj do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Mjek me përvojë, profesionalizëm dhe integritet, dr. Hasan Gjikokaj vjen nga qyteti i Deçanit dhe ushtron detyrën e drejtorit të QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj”, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat dhe interesat e qytetarëve tanë.

Kandidatura e tij është nder dhe krenari për Deçanin, si dhe një vlerë e shtuar për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se…