Dr. Leonora Lleshi zgjidhet anëtare e Odës së Mjekëve të Kosovës
Dr. Leonora Hana-Lleshi, specialiste e Alergologji-Imunologjisë Klinike nga Gjakova, është zgjedhur anëtare e Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), pas marrjes së besimit nga anëtarët e Kuvendit të saj në kuadër të kuvendit të rregullt.
Pas përmbylljes së procesit të votimit dhe përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga Këshillet e Njësive Zgjedhore, si dhe verifikimit dhe konfirmimit të të dhënave nga vendvotimet përkatëse nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me nenin 59, paragrafi 5 të Kodit Zgjedhor të OMK-së, u bë publike shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve për Kuvendin e OMK-së, legjislatura IV.
Rezultatet preliminare u publikuan më 20 shkurt 2026, duke konfirmuar zgjedhjen e Dr. Leonora Lleshit si anëtare e Kuvendit të OMK-së. Përveç saj, janë zgjedhur edhe shumë anëtarë nga spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në të gjithë Kosovën. Në vijim të këtij procesi pritet edhe zgjedhja e organeve drejtuese, kryesisë dhe kryetarit të Odës së Mjekëve.
Kujtojmë se kryetar i OMK-së është dr. Pleurt Sejdiu.
Pas zgjedhjes së saj, Dr. Leonora Lleshi ka reaguar përmes një postimi publik, duke falënderuar mbështetësit dhe duke shprehur përkushtimin e saj për përgjegjësi dhe dinjitet në ushtrimin e mandatit:
“Nga sot anëtare e Kuvendit të OMK – Oda e Mjekëve të Kosovës! Faleminderit për mbështetësit e mi! Na priftë e mbara dhe besimin e dhënë e realizofshim me përgjegjësi dhe dinjitet! Suksese të gjithë anëtarëve të OMK-së në legjislaturën e IV-të!”
Rezultatet preliminare për kandidatët për Kuvendin e OMK-së janë si më poshtë:



