
Dr. Sadbere Kamberi, kandidate e ‘GUXO’-s me numër 23: Një ditë fushate për ndërgjegjësim, besim dhe kthim te qytetari!
Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Unë jam Dr. Sadbere Kamberi, mjeke specialiste gjinekologe dhe doktor i shkencave biomjekësore në fushën e mjekësisë klinike. Si një qytetare e ndershme dhe profesioniste e përkushtuar për një shëndetësi funksionale dhe me dinjitet, kam vendosur të garoj në listën Guxo 118, me numrin 23. Objektivat e mia:
✅ Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, sipas legjislacionit që garanton të drejtën e çdo qytetari për kujdes mjekësor cilësor. ✅ Punësim profesional dhe transparent në sektorin e shëndetësisë. ✅ Qendra familjare të kompletuara, ku qytetarët të kenë afër lagjes: Pediatrin, Gjinekologun, Neuropsikiatrin, Radiologun (për ultrazë, CT, rezonancë magnetike, mamografi), Internistin. ✅ Rimbursim të barnave esenciale për pacientët me sëmundje kronike dhe onkologjike. ✅ Shërbim shëndetësor në shkolla publike, me mjek, infermier dhe logoped për kujdes ndaj fëmijëve. ✅ Ndërtimi i një Poliklinike për pacientët me sëmundje onkologjike, e pajisur me aparaturë moderne: PET-CT diagnostikues, Electron Beam Therapy (EBRT), Kimioterapi dhe imunoterapi inovative, me qëllim kujdesi maksimal për pacientët me kancer. Përkrahja juaj për mua është përkrahje për dinjitetin, për shpresën dhe për një shëndetësi të mirëfilltë – në shërbim të profesionistëve dhe qytetarëve të Prishtinës.
Guxo 118 – Nr. 23, Dr. Sadbere Kamberi
Për shëndetësi me dinjitet. Për qytetarin!