Dr. sc. Antigona Gashi: Kandidimi im për deputete është obligim ndaj Kosovës, jo ambicie personale
18 dhjetor 2025
| 15:56
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 93, dr. sc. Antigona Gashi, në një intervistë për TV Arbëria, ka thënë se kandidimi i saj për deputete nuk është ambicie personale, por është obligim ndaj vendit që e ka formuar.
“Që nga vitet ’90, edhe kur isha larg fizikisht, zemra ime ka qenë gjithmonë me Kosovën. Nga Amerika kam kontribuar aq sa kam mundur, pa zhurmë, me përkushtim dhe përgjegjësi. Sot, pas 30 vitesh, jam kthyer përfundimisht në vendin tim, sepse besoj se përvoja dhe vullneti im mund t’i shërbejnë Kosovës edhe më drejtpërdrejt. Kandidimi im për deputete nuk është ambicie personale – është obligim ndaj vendit që më ka formuar”, ka thënë dr. sc. Antigona Gashi, kandidate për deputete e PDK-së, nr. 93.



